Ky është denoncimi më qesharak që mund të keni dëgjuar ndonjëherë

Një grua ka hapur një betejë gjyqësore për të ndaluar fqinjët e saj që të gatuajnë ushqim me erëza. Joanna Louise Cridlin  gjithashtu kërkon një dëmshpërblim monetar, duke pretenduar se era e fortë e erëzave i krijon vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.

Fun

16/02/2017 00:02

Ajo tha se aroma e erëzave vazhdon të ndikojë tek ajo edhe 8 orë pasi fqinjët kanë gatuar.

Në padinë e bërë në Gjykatën e Lartë të Londrës, zonja Cridlin shprehet se jeton në shtëpinë  e stilit viktorian për më shumë se 40 vjet. Por jeta e saj është bërë e padurueshme, që kur fqinjët e ri erdhën të jetojnë aty rreth 3 vjet më parë.

Ajo argumenton se gatimi i ushqimeve me spec djegës duhet të klasifikohet si një sjellje antisociale. Për shkak të problemeve shëndetësore gruaja kërkon nga gjykata që të dëmshpërblehet financiarisht dhe që fqinjët e saj të ndalin gatimin me erëza.