Ky është dënimi i UEFA-së që Juventus pret për Ronaldon

Cristiano Ronaldo pret dënimin pas ndëshkimit me karton të kuq ndaj Valencias.

Sport

21/09/2018 07:29

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos pas përjashtimit të tij në duelin ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

UEFA pret ta publikojë vendimin më 27 shtator.

Por, Juventus pret që suspendimi të mos jetë më i gjatë se një ndeshje moslojë, raportojnë mediat italiane.

Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një incidenti me Murillon, përcjell “lajmi.net”.

Nëse konfirmohet ndëshkimi për një ndeshje, Ronaldo do të mungojë në takimin me Young Boys më 2 tetor. /Lajmi.net/