Ky është dallimi mes vezëve të bardha dhe të kafta (Video)

Ekzistojnë mite të ndryshme në lidhje me ngjyrën e vezëve dhe përdorimin e tyre.

Fun

08/05/2017 15:18

Disa thonë që vezët e bardha janë më të mira për të bërë ëmbëlsira, ndërkaq të tjerët thonë se vezët e kafta janë më të mira për ushqim të përditshëm, transmeton lajmi.net

Ato e kanë shijen e njejtë, kanë të njejtin përdorim për çdo gjë.

Por, dallimi mes tyre është se vezët e kafta shpesh herë janë më të shtrenjta se ato të bardhat. Marketingu gjithnjë e ka rritur vlerën e vezëve të kafta, para ato të bardhave, duke i bërë njerëzit të mendojnë se ato janë më të mira.

Kjo mund të jetë e vërtetë, mirëpo në të shumtën e rasteve, nuk është.

Gjithashtu, një teori tjetër është se pulat që hanë më shumë ushqim, zakonisht bëjnë më shumë vezë të kafta, se sa tjerat që hanë më pak, prej të cilave dalin vezët e bardha.

Për të mësuar më shumë, shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player