Ky është çmimi marramendës i çantës së Xhensila Myrtezajt

Shquhet për stilin unik dhe elegancën që gjithnjë e përcjell tek publiku.

ShowBiz

18/05/2018 16:41

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj pak më parë ka publikuar një fotografi në Instagram nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net

Me dukje të thjeshtë dhe mjaft atraktive, Xhensila shfaqet tejet në formë teksa shijon muajt e fundit të shtatzanisë.

Ndërsa, ajo që bie në sy është çanta e Xhensilës të cilën këngëtarja e ka blerë shumë shtrenjtë.

Ka qenë faqja “What they wearin”, e cila ka publikuar një fotografi të këngëtares ku më pas u zbulua edhe çmimi e marka e kësaj çante.

Besojeni ose jo, këtë çantë këngëtarja e ka blerë hiq më pak se 4480 euro. /Lajmi.net/