Ky është çmimi i iPhone X (Foto)

Apple ka prezantuar sot tre telefona të rinj të mençur: iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Auto & Tek

12/09/2017 21:05

iPhone X përbën telefonin e mençur më të avancuar ndonjëherë të Apple.

Siç është pritur, iPhone X ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e tij ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone.

Pajisja do të dalë në shitje më 3 nëntor, ndërsa do të mund të porositet që nga 27 tetori.
iPhone X do të kushtojë 999 dollarë.