Ky është çmimi i iPhone 6S

Celulari i ardhshëm i Apple pritet të kushtoj njëjtë si modeli aktual, bëhet e ditur sipas raporteve më të fundit.

Auto & Tek

01/09/2015 09:58

iPhone 6S do të kushtoj 700 euro për versionin 16GB, 800 euro për versionin 64GB dhe 900 euro për versionin 128GB, bëhet e ditur sipas blogut TechTastic.

Versioni tjetër, iPhone 6S Plus, do të kushtoj 100 euro më shumë për çdo version që ndryshon nga madhësia e GB-ve, transmeton Lajmi.net.

Shumë njerëz kishin shpresuar se Apple do të lansojë një version 32GB, por siç duket ata do të zhgënjehen pasi që modeli bazë pritet të jetë versioni 16GB.

Lajmi i mirë për adhuruesit e celularëve të Apple është se kompania pas 9 shtatorit do ta lirojë modelin aktual iPhone 6. (Lajmi.net)