Ky është çmimi i 2016 BMW 7 Series

Imazhet e para të modelit më të ri të BMW në rrugë tashmë kanë ardhur, së bashku me informatat për çmimin e veturës.

Auto & Tek

16/06/2015 19:26

Nëse imazhet zyrtare të lansimit të kësaj veture nuk ju mahnitën, atëherë shikoni këto fotografi të reja të kësaj veture të bukur në rrugë.

Fotografitë e veturës ishin bërë sot jashtë BMW Welt në Mynih, transmeton Lajmi.net.

Vetura më e fuqishme në këtë linjë, vjen me një motor 4.4-litërsh turbo-binjak V8 që radhitet në 450 kuaj-fuqi dhe 479 çifte rrotulluese, duke i dhënë kështu asaj një shpejtësi prej 100kmh në vetëm 4 sekonda.

Dhe për ata të cilët janë adhurues të markës BMW, kjo veturë kushton $97,400.

493358 493359 493360 493361 493362 493363