Ky është celulari i parë Android i BlackBerry (Foto)

Prodhuesi kanadez i celularëve, BlackBerry, ka prodhuar celularin e parë Android – dhe i cili është i mahnitshëm!

Auto & Tek

06/11/2015 16:50

Celulari ka një ekran 5.4 inç të lakuar, që i ngjason modelit S6 Edge të Samsung, kamerë 18MGP dhe një tastierë fizike që fshihet nën ekran.

Kamera është jashtëzakonisht e mirë, mund të kapë video në 4K, ka një bateri mjaft solide, një teknologji të mirë të ekranit dhe një procesor modern shumë të shpejtë, transmeton lajmi.net.

Celulari i ri i BlackBerry pritet t’i rivalizojë modelet e reja të iPhone dhe Samsung. (lajmi.net)