Ky është çeçeni që vrau 45 vjeçarin nga Rahoveci

Rexhep Mustafa 45 vjeçar nga fshati Potaçan i Rahovecit u vra mbrëmjen e së hënës në Linz të Austrisë nga nga një person nga Çeçenia. 

Lajme

14/10/2014 15:21

I dyshuari për vrasjen e Mustarës, Achmed Daschajev 23 vjeçar dhe një bashkëpunëtor i tij, janë arratisur dhe policia austriake ka lëshuar fletarrest ndërkombëtarë për kapjen e tyre. 

Mediat austriake bëjnë të ditur se Mustafa baba i katër fëmijeve u vra me një plumb në kokë në afërsi të një lokali emigrantësh, transmeton lajmi.net. 

Si motiv i vrasjes thuhet të jetë zënka që djali i viktimës kishte pasur një ditë më parë me autorin e krimit. 

Pas kryerjes së krimit autori dhe bashkëpunëtori i tij thuhet të kenë ikur me një Audi A6, dhe mendohet se kanë arritur që ta lëshojnë Austrinë.    

Përveç çeçenit, policia ka lëshuar fletëarrest edhe për 27 vjeçarin Elvedin Rekic, i dyshuar si bashkëpunëtor i dorasit, i cili ka drejtuar veturën në momentin e largimit të tyre nga vendi i krimit. (lajmi.net)