Ky është brendi tjetër i smartfonëve që do të lancojë kufjet “earpod”

Samsung, Huawei, Honor, Jabra, Bose, Sony dhe brende të tjera smartfonësh kanë lancuar versionet e tyre të AirPods. Xiaomi gjithashtu u bashkua me segmentin kohët e fundit me kufje pa tel të quajtur AirDots.

Auto & Tek

26/11/2018 20:48

Ndërsa AirDots ndryshon nga AirPods në aspektin e dizajnit, një listë e re e FCC sugjeron se krijuesi i smartfonëve kinezë është caktuar të marrë hua dizajnin e Apple. Xiaomi thuhet se po zhvillon një palë të re EarBuds që duken identike me kufjet “airpod” në aspektin e dizajnit, transmeton lajmi.net.

Këto kufje të reja tashmë janë certifikuar nga FCC. Dokumentet, të cilat tani janë publikisht të disponueshme, zbulojnë një palë kufje pa tela që mund të maskohen lehtësisht si AirPods.

Regjistrimi zbulon se këto kufje do mund të quhen “Mi True Wireless Earphones” kur ato bëhen zyrtare. /Lajmi.net/