Ky është “bisha” Joshua, që po kërkon të pensionojë Klitschkon (VIDEO)

Anthony Joshua nesër (e shtunë) zhvillon meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Sport

28/04/2017 23:07

Britaniku 26 vjeçar për kundërshtar do të ketë Wladimir Klitschkon, boksierin që për disa vite ishte i paprekshëm në peshat e rënda në boks.

Joshua, për të arritur kulmin në karrierën e tij, sigurisht që i duhet fitore kundër boksierit që ka 21 vite përvojë në këtë sport, teksa ai vet ka zhvilluar vetëm 18 meçe.

Në meçin e fundit, atë të 18-tin, Joshua ka mposhtur me nokaut amerikanin Eric Molina, ku ka mbrojtur titullin IBF në peshat e rënda.

Joshua për të mposhtur Molinan iu deshën hiç më shumë se tre raunde./Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy