Ky është babai i një pinguini (Foto)

Një pensionist brazilian i quajtur Joao Pereira, 71 vjeçar, para disa vitesh kishte shpëtuar jetën e këtij pinguini. Mirëpo tash e sa vite ata kanë raporte si prind dhe fëmijë.

Bota

09/03/2016 08:46

Dindim, kështu e ka quajtur pronari pinguinin e tij i cili udhëton 5.000 milje larg për t’u takuar çdo ditë me të, për shkak se pinguini duhet të kthehet në ishullin ku është rritur dhe ku mund të mbijetojë, transmeton lajmi.net.

“Unë e dua këtë pinguin sikur fëmijën tim të vetëm dhe besoj se edhe pinguini më do”, ka thënë Pereira.

“Askush nuk ka mund ta prekë atë përveq meje. Edhe nëse e prekin pinguini reagon. Ai shtrihet në prehrin tim dhe kërkon ta ledhatojë, më përqafon, qan kur largohet dhe me të vërtetë më do. Unë e ushqej me sardele dhe e dua edhe më shumë”, shtoi ai.

Banorët e fshatit fillimisht janë çuditur me raportin e tyre megjithatë duke i parë çdo ditë së bashku ata kanë filluar edhe t’i admirojnë. /Lajmi.net