Ky është avioni më i madh në botë që ka filluar testimet (Foto) – Lajmi.net
Ky është avioni më i madh në botë që ka filluar testimet (Foto)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 17:37, 20 April 2018
Ka një shtrirje krahësh prej 117 metrash, thuajse dyfishin e asaj të një Boeing-u 747. Është pikërisht kjo që e bën “Stratolaunch” avionin më të madh në botë.

Ky avion ka një kabinë të dyfishtë, një për ekuipazhin dhe tjetrën për kompjuterin e bordit. E veçanta është se mes tyre ka një platformë për të ngarkuar një sistem lançimi, si për shembull një raketë, në gjendje për të dërguar satelitë dhe ngarkesa drejt orbitës së ulët tokësore. Nëse testet e tjera në pistë do të kenë rezultat pozitiv, avioni mund të kryejë udhëtimin e parë të tij këtë verë.

Do të duhet të paktën edhe një vit tjetër derisa mjeti gjigand të jetë në gjendje të kryejë operacione lançimi. “Stratolaunch” është margaritari i kompanisë private hapësinore të udhëhequr nga Paul Allen, bashkëthemelues i Microsoft. Të gjashtë motorët që shtyjnë avionin 227-tonwsh kanë bërë që “Stratolaunch” të arrijë një shpejtësi prej 74.8 km/h në pistë, e para prej tre shpejtësive të programuara për testet.

Objektivi i Paul Allen është që të furnizojë me avionin e tij një platformë lançimi për raketa dhe satelitë, duke filluar nga një kuotë prej 10 km, pa u rrezikuar nga fenomenet meteorologjike që shpesh pengojnë nisjet nga toka.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO