Ky është arsyetimi i Ryan Giggs pas humbjes nga Shqipëria

Ryan Giggs është deklaruar pas humbjes nga Shqipëria.

Sport

21/11/2018 09:51

Shqipëria e mposhti Uellsin mbrëmë me rezultat, 1:0, në “Elbasan Arena”, në kuadër të miqësoreve.

Trajneri uellsian ka thënë pas ndeshjes se ai ka besim në lojtarët e tij edhe pse atyre u mungoi përqendrimi.

“Kam besim te ekipi, lojtarë të mirë, vetëm se sot nuk kishin përqendrim. Por, është një grup i mirë. Ndonjëherë, fiton më shumë kur humb një ndeshje”, tha Giggs pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

“Ne dëshironim të fitonim, pasi ishte ndeshja e fundit për këtë vit, por që gjërat nuk shkuan sipas planifikimit.

“Nuk luajtëm mirë, andaj morëm atë që e meritonim. Nuk arritëm t’i konkretizonim rastet e shumta që i patëm andaj e pësuam në fund”, ka shtuar më tej legjenda e Manchester United. /Lajmi.net/