Ky është arsyetimi i Mourinhos për humbjen ndaj Feyenoordit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, mendon që skuadra e tij nuk e meritoi të pësojë humbje ndaj Feyenoordit.

Sport

15/09/2016 22:01

Portugezi theksoi pas ndeshjes që United u dënua atëherë kur po e kontrollonte ndeshjen.

“Sigurisht që jam i pakënaqur, sepse ne nuk e merituam të humbim. Ne e kishim lojën në kontroll. Po tentonim të fitonim, ndërsa ata po përpiqeshin për të mos humbur. Nuk patëm fat”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk dua të veçoj ndonjë futbollist për kritika. Ne tani duhet të fokusohemi për ndeshjen ndaj Watfordit”, theksoi portugezi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.