Ky është aplikacioni që ju gjen pikën e karburantit më të lirë

Stacionet e karburantit rreth Australisë do të duhet të bëhen “smart”. I lançuar në të gjithë Australinë të hënën, aplikacioni GasBuddy lejon përdoruesit për të raportuar dhe krahasuar çmimet e naftës rreth vendndodhjes së tyre, dhe me shpresë, të gjejnë një çmim më të mirë.

Auto & Tek

10/03/2016 01:11

Thuhet se aplikacioni është në dispozicion pa pagesë për iOS dhe Android, GasBuddy i është bashkuar aplikacioneve si platformë-tregtimi Acorn duke zgjedhur Australinë, si tregun e saj të parë për t’a lançuar jashtë Amerikës së Veriut.

Aplikacioni mbështetet në të dhënat që shërbejnë për të furnizuar pikat e çmimeve në stacionet e karburantit në të gjithë vendin. Përdoruesit GasBuddy janë të inkurajuar për të konfirmuar ose raportuar çmimet e naftës në aplikacion , duke fituar pikë dhe potencialisht për të fituar 100 $ karburant më të lirë.

Nic Moulis, menaxher i GasBuddy në Australis, ka deklaruar se është dashur shumë punë për t’a bërë aplikacionin intuitiv për një audiencë Australiane. “Ka pengesa rreth llojit të produktit, mënyrën se si çmimet njoftohen. Ne flasim në litra, ata flasin në gallons,” tha ai./techsot.al