Ky është aeroporti më spektakolar në botë

Në kryeqytetin e Turkmenistanit është ndërtuar së fundmi një aeroport i ri. Në Asgabat, gjithçka duket spektakolare.

Fun

22/09/2016 02:40

I lartë me pesë kate, i gjithi i bardhë, në formën e fajkoit. I përuruar të shtunën e shkuar, ai ka kushtuar më shumë se 2 miliardë euro, shpjegon agjencia shtetërore e lajmeve, e cila thekson se mund të presë deri në 1.600 pasagjerë në orë, për një total prej 17 milionë personash në vit.

Objektiv, ndoshta pak si shumë ambicioz. Arsyeja? Vitin e shkuar, në vendin e Azisë qendrore kanë mbërritur vetëm 105 mijë turistë, përcjell GSH.

Turkmenistan është i mbuluar 90% nga shkretëtira e Karakumit, pasuri botërore e Unesco-s. Në vend, i cili fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, sot jetojnë më shumë se 5,2 milionë banorë.

Burimi kryesor i të ardhurave: prodhon rreth 70 miliardë metra kub gaz natyral çdo vit.

Gjithsesi, si shumë vende post-sovjetike, korrupsioni është problemi kryesor.

Sipas “Human Rights Watch”, Turkmenistani “është një nga vendet më represive dhe të izoluara në botë”.

Sidoqoftë turistët janë të mirëpritur, ndonëse shumë ankohen për burokracitë e shumta për të mundur të hyjnë: të gjithë vizitorët ndërkombëtarë, kanë nevojë për një vizë dhe për të qëndruar në vend për më shumë se 5 ditë, është e nevojshme një leje qëndrimi nga ana e qeverisë. Megjithatë, vizitorët duhet të jenë gjithnjë të shoqëruar nga guidat turistike zyrtare (Polimeks).

Ndërkohë, në terminalin e ri, është vendosur një fotografi gjigante e presidentit turkmen, Kurbanguly Berdymukhamedov. Aeroporti i ri mund të kalojë më shumë se 200 mijë tonelata mallra çdo vit.

1-13_1474469745-1194185 2-15_1474469747-9904183 3-12_1474469687-8614930 4-14_1474469689-3435512 5-11_1474469690-1580634 6-12_1474469692-51883 7-11_1474469696-2768950 8-145_1474469742-6285208 9-118_1474469743-5860562