Ky është 20 vjeçari që e ka “futur në luftë” Arsenalin dhe Chelsean

Arsenal dhe Chelsea janë duke u përpjekur të nënshkruajnë me talentin e Watfordit, Richarlison.

Sport

15/01/2018 17:14

20 vjeçari brazilian që këtë edicion ka regjistruar 23 paraqitje e ka shënuar pesë gola, po kërkohet nga Arsene Wenger dhe Antonio Conte.

Të dy këta kanë nevojë për freski në sulmin e tij, me Arsenalin që po kërkon lojtar për të zëvendësuar Alexis Sanchezin që është në prag të largimit, e me Chelsean që dëshiron t’i rrisë konkurrencën Alvaro Moratas, pas tre barazimeve radhazi me rezultat 0-0 në tre ndeshjet e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga media angleze ‘The Sun’, përcjell lajmi.net.

Richarliso skuadrës së Watfordit i është bashkuar verën e fundit nga brazilianët e Fluminenses për 12 milionë euro./Lajmi.net/

YouTube player