Ky është 19 vjeçari nga Kosova që startoi nga minuta e parë sot për Wolfsburgun

Dita e shtunë e datës 10 mars të vitit 2018, do të mbetet përgjithmonë e veçantë për Elvis Rexhbecaj.

Sport

10/03/2018 22:06

Mesfushori 19 vjeçar nga fshati Gjonaj i Prizrenit që është pjesë e Wolfsburgut, ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Hoffenhemit, e vlefshme për xhiron e 27-të të Bundesligës.

Rexhbecaj, ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Bruno Labbadia, duke e nisur për të parën herë një ndeshje nga minuta e parë për skuadrën e parë të Wolfsburgut.

Madje, debutimin të Rexhbecajt i kushtoi rëndësi edhe Wolfsburgu, duke e bërë protagonist tek njoftimi i formacioneve zyrtare.

Kujtojmë se Rexhbecaj, ka kaluar nëpër ekipet zinxhirore të të rinjve të Wolfsburgut, për të mbërritur deri te skuadra e parë.

Shpresojmë që ai në të ardhmen t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës./Lajmi.net/