Ky është 14 vjeçari nga Kosova që do të testohet te Manchester United (FOTO)

Pas largimit të Adnan Januzajt nga Manchester United, një tjetër lojtar nga Kosova mund të zë vendin e tij.

Sport

07/10/2017 17:33

Bëhet fjalë për talentin 14 vjeçar, Rines Arifi, i cili në fund të muajit do të shkojë në prova te skuadra e madhe angleze.

Lajmi është konfirmuar nga babai i tij, Hajriz Arifi.

Rinesi 14 vjeçar, në prova te Manchester United do të jetë nga data 23 deri 29 tetor.

Ne i dëshirojmë atij gjitha të mirat në këtë provë të madhe për jetën dhe karrierën e tij prej futbollisti./Lajmi.net/