Ky është 13 vjeçari që po përgatitet t’i bashkohet ISIS-it (Video)

Është vetëm 13 vjeç, mirëpo ai po bëhet gati për të ju bashkuar militantëve të Shtetit Islamik, ISIS.

Bota

08/11/2014 23:21

Në kohën kur gazetari i BBC-së, vizitoi këtë fëmijë, ai kishte qenë në shtëpinë e tij në një dhomë të ndejës në Jugun e Turqisë. 

13 vjeçari po trajnohet me iu bashku shtetit Islamik, dhe tashmë ka edhe emrin e tij. Ai do të njihet si “Abu Hattab”. 

Siç shkruan BBC, djaloshi i kishte uruar mirëseardhje, duke u shfaqur si një fëmijë i rregullt me dukje të lumtur: flokët e tij janë të shprishura, buzëqeshje e shndrritun, dhe kishte veshur një bluzë ngjyrë hiri.

Por pas kësaj, djaloshi ishte shmangur për disa minuta, duke u kthyer më pastaj me një maskë të zezë dhe me një bluzë ngjyrë ushtrie. 

Djaloshi 13 vjeçar, kishte marrë mësime Sharia dhe ka mësuar se si t’i përdorte armët. Ai, i ka treguar gazetarit të BBC-së, me krenari fotografitë në të cilat shihet duke i drejtuar automatikët. 

Djaloshi tani i qon ditët e tij online, duke shikuar videot e xhihadistëve dhe duke biseduar në facebook edhe me luftëtarët e ISIS.

Brenda disa javësh, thotë se do të shkojë në Raqqa në Siri për t’u bërë një ushtar i ri xhihadit. 

“Më pëlqen shteti islamik, sepse ata ndjekin sheriatin dhe vrasin të pafeve, jo-sunitë dhe ata të cilët kanë braktisur islamin”, thotë ai.

“Njerëzit e vrarë nga shteti islam janë agjentë amerikanë. Ne duhet t’i presim kokat e tyre siç ka thënë Allahu në Kuran”. 

Gazetari e pyet se pse ai nuk e shijon jetën sikur fëmijët tjerë, dhe përgjigja e tij është se ai duhet të punojë për Allahun.

“Unë nuk dua të me miq apo të argëtohem. Allahu na ka urdhëruar për të punuar dhe për të luftuar për jetën e ardhshme. Për parajsë para. Unë bëja qejf në park apo bregdet, por e kuptova se ishte e gabuar, dhe tani kamë marrë rrugën e drejtë”, thotë ai.

Familja e tij tani jeton në Turqi – kështu që ai mund të nis një sulm atje, ose në Britani përshembull, e pyet gazetari.

“Britania duhet të sulmohet, sepse është në NATO dhe është kundër shtetit islam,” thotë ai, “por ne do të vrasin vetëm ata që e meritojnë atë. Nëse ata më thonë mua të kryej sulm në Turqi, unë do ta bëjë atë”.

Në shtëpi, jetojnë ai, dhe nëna e tij, e cila dëshiron të identifikohet si Fatime.

Ajo shpenzon shumë nga koha e saj për të studiuar Kuranin dhe e pranon se ka simpati të fuqishme për militantët.

Ajo thotë se nuk e inkurajon djalin e saj që t’u bashkohet militantëve të ISIS, por pyetja është se çfarë bënë ajo për ta penguar.

“Unë nuk mund ta ndalojë atë në qoftë se ai dëshiron të luftojë” thotë ajo.

“Lufta i bën fëmijët të rriten shpejt, dua që ai të bëhet një lider i ardhshëm – një emir”

“Unë kurrë nuk e inkurajoj atë për t’u bashkuar me shtetin islam”, këmbëngul ajo. (lajmi.net)