Ky do të jetë zëvendësuesi i Hazard te Chelsea

Chelsea është duke u përgatitur që ta humbet Eden Hazardin.

Merkato

18/02/2019 10:01

Chelsea do ta shet Eden Hazardin në verë, pasi ky i fundit e do kalimin te Real Madridi.

Skuadra londineze do të përfitojë 150 milionë euro nga shitja e belgut, ndërsa po e kërkon zëvendësuesin e tij, përcjell lajmi.net.

Chelsea po tenton ta transferojë Philippe Coutinhon, nëse Eden Hazard largohet në drejtim të Real Madridit.

Braziliani ka dështuar ta tregojë veten te Barcelona, andaj blutë e Londrës e duan transferimin e tij. /Lajmi.net/