Ky do të jetë transferimi i parë i Solskjaer te Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer është shumë afër ta bëjë transferimin e parë te Manchester United.

Merkato

20/01/2019 23:46

Ole Gunnar Solskajer dëshiron të shtojë më shumë lojtarë të rinj në skuadër, pasi disa prej tyre që janë në skuadër kanë kaluar moshën 30-vjeçare.

Trajneri ka kërkuar nga skuadra angleze transferimin e talentit të Bristolit, Antoine Semenyo, përcjell lajmi.net.

Manchester United do t’i paguajë 5 milionë euro për ta transferuar anësorin në këtë afat kalimtar.

Semenyo aktualisht është në huazim te Newport County, ndërsa në garë për të është edhe Chelsea. /Lajmi.net/