Ky do të jetë trajneri i Milanit në sezonin e ri (FOTO)

Vincenzo Montella shpreson të mbetet trajner i Milanit në sezonin e ardhshëm.

Sport

25/02/2017 13:53

Vincenzo Montella insiston se nuk do të pendohet nëse e humb punën si trajner i Milanit.

Por, ai shpreson të mbetet në detyrë përtej këtij sezoni.

“Një prej momenteve më të lumtura në karrierën time ishte ardhja në Milan, ëndërr që e kisha nga fëmijëria”, deklaroi Montella para gazetarëve të shtunën, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse mbetem, do të jem shumë i lumtur. Nëse jo, do t’i falënderohem Berlusconit dhe Gallianit. Nuk kam asnjë pendim”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6