Ky do të jetë shpërblimi i Barcelonës për Rakiticin

Barcelona do ta shpërblejë Ivan Rakiticin pas vendimit për refuzimin e ofertës nga Paris Saint-Germain.

Sport

30/08/2018 13:22

Ivan Rakitic është optimist se do të nënshkruajë kontratë të re te Barcelona.

Mesfushori kroat pret të shpërblehet nga klubi katalan pas refuzimit për transferim në Paris Saint-Germain, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Është diçka që tashmë e kam biseduar me klubin, para dhe gjatë Kampionatit botëror”, u shpreh Rakitic për “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Do të vijë së shpejti, nuk kemi nevojë të ngutemi”, theksoi ai. /Lajmi.net/