Ky do të jetë largimi i parë i Interit

Inter është i zhgënjyer me disa lojtarë në këtë sezon.

Merkato

22/01/2019 10:15

Inter do t’i bëjë disa largime me të përfunduar ky sezon, pasi që disa lojtarë kanë dështuar ta tregojnë veten.

Skuadra italiane e mori në huazim Sime Vrsaljkon nga Atletico Madrid, por që nuk do ta shfrytëzoj të drejtën për ta blerë atë, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi kroat ka dështuar ta tregoj vetën, andaj Inter nuk është i gatshëm që t’i paguajë 17.5 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij.

Kështu, nerazurët do ta kthejnë atë te Atletico Madrid, ndërsa në verë do ta shikojnë ndonjë opsion tjetër. /Lajmi.net/