Ky do të jetë kundërshtari i radhës për Trepçën ’89, nëse e kalon Vikingurin

Trepça’89 e ka mësuar kundërshtarin për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/06/2017 12:43

Skuadra nga Mitrovica do të takohet me kampionët e Ishujve Faroe, Vikingur.

Takimi i parë luhet më 27 ose 28 qershor, ndërkohë ajo e kthimit në stadiumin “Adem Jashari” më 4 ose 5 korrik.

Nëse “Xehetarët” e kalojnë rrethin e parë, ata do të përballen me ekipin islandez, FH Hafnarrfjordur.