Ky do të jetë jahti më i madh në botë, misioni i tij është i veçantë

Kjell Inge Rokke, një nga burrat më të pasur në Norvegji, po dhuron 2.7 miliard dollarë nga pasuria e tij për krijimin e një mega jahti që do të ndihmojë në pastrimin e plastikës nga oqeanet.

Fun

21/06/2017 12:18

 

Ai synon që të pastrojë jetën detare nga plastika, duke e hequr përfundimisht vdekjen e gjallesave në oqean.

Sipas gazetës Aftenposten të Norvegjisë, miliarderi dëshiron që të krijojë një anije prej 596 këmbësh, e quajtur REV, e cila anije do të pastrojë 5 ton plehra plastike nga ujërat për çdo ditë dhe pastaj do të shkrihen, transmeton lajmi.net

Anija është mjaft e madhe për udhëtim rreth globit, që të bëjë ekspedita të pavarura duke matur kështu shëndetin e oqeaneve dhe duke pastruar plehrat.

Boyan Slat, 22 vjeç, i cili kishte planifikuar të nisë projektin e tij të pastrimit të oqeaneve në vitin 2018, ka përcaktuar gjendjen e oqeaneve me ekspeditat e tij. Oqeani i Arktikut sipas tij është i mbushur me miliarda copa mbeturinash plastike.

Më shumë se 5 trilionë copë plastike tashmë janë gjetur në oqeanet tona, dhe deri në vitin 2050 pesha e plastikës do të jetë më e madhe se vet peshqit në det, sipas fondacionit Ellen MacArthur.

Plehra plastike gjithashtu ka ndikim në jetën e kafshëve të mëdha dhe të vogla.

REV do të bëhet jahti më i madh në Tokë me tonazh bruto në 16,000 GT, duke kaluar Dilbar nga Alisher Usmanov nga 100GT siç përmendet në faqen e internetit të projektit. /Lajmi.net/