Ky djalosh në foto, sot është shqiptari më i famshëm në botë

Shqiptarët nëpër botë janë duke shkëlqyer çdo ditë e më shumë në profesionet e tyre.

Sport

19/12/2018 14:58

Ky muaj ka qenë fantastik për Xherdan Shaqirin.

Xherdan Shaqiri arriti t’i shënoi dy gola ndaj Manchester United, duke i fituar tri pikë Liverpoolit.

Lojtari me prejardhje nga Kosova ka dhënë një intervistë për ‘Liverpool TV’, duke kujtuar fëmijërinë e tij.

“Xherdani i ri. Dija si të pozoja. Është një fanellë e Ronaldos së Brazilit, është fanellë e rrejshme, nuk e di prej ku.”, tha fillimisht Shaqiri, përcjell “lajmi.net”.

“Ishte një dhuratë për ditëlindje, ishte menjëherë pas Kupës së Botës në vitin 1998. Unë e doja një fanellë të Ronaldos për ditëlindje dhe e mbaja të veshur gjatë gjithë kohës.”, ka vazhduar më tej anësori kosovar.

Shaqiri ka folur edhe për paraqitjet e tij te Zvicra, duke e çmuar shumë respektin që kanë tifozët për të atje. /Lajmi.net/