Ky çift ka qenë i martuar për 80 vite! Lexoni këshillat e tyre për një martesë të lumtur

Ju prezantojmë me një çift i cili do t'ua ndryshojë besimin tuaj në dashuri përgjithmonë.

Lifestyle

07/09/2014 21:06

Me gjithë divorcet e yjeve botërore, skandaleve për tradhëti dhe ndarjeve e ribashkimeve, nuk mund të jetë shumë e lehtë për juve të besoni që mund të keni një martesë dhe dashuri të gjatë sa vetë jeta juaj.  

Çifti britanez Maurice dhe Helen Kay kanë qenë të martuar për 80 vite, dhe ata e ndanë historinë e tyre të martesës së lumtur me BBC-në, ku ne po ua sjellim shkurtimisht disa këshilla thelbësore të tyre.

Maurice dhe Helen, që tash janë 102 dhe 101 vjeçarë respektivisht, u takuan në vitin 1929 kur ata ishin vetëm adoleshentë. Ata u martuan më 27 gusht, 1934 dhe ende janë bashkë dhe shumë të lumtur, transmeton Lajmi.net.

“Nuk kam menduar se do të zgjasë më shumë se një javë, por është mahnitëse që zgjati 80 vite”, thotë Maurice duke qeshur.

Dhe në fakt ky është sekreti që këta të dy janë bashkë për 8 dekada të plota: “Ne të dy qeshim për gjëra të njëjta”, thotë Helen. Edhe kur Maurice insiston se çelësi kryesor janë mollëzat e tij në faqe. “Sa më gjatë që pajtohem me të, unë jam më i sigurt”, shtoi ai.

Ju duhet të keni tolerancë për njëri-tjetrin, këshillon Helen. “Ju nuk duhet të jeni të vështirë për njëri-tjetrin. Dhe përderisa ekzistojnë lulet dhe çokolatat gjithçka do të jetë në rregull. Edhe nëse nuk keni shumë për të dhënë, jepni aq sa keni mundësi nga vetja juaj.

“Ai njëherë më bleu disa lule, të gjitha të vyshkura”, thotë duke qeshur Helen. “Por ai ka qenë shumë i mirë në mënyra të ndryshme”.

Besoni njëri-tjetrit, jeni tolerantë dhe të kuptueshëm, mos u mundoni të tregoheni kryesori në lidhje dhe qeshni gjithmonë.