Ky aplikacion tregon se si duket ‘News Feed-i” i njerëzve të tjerë në Instagram

E keni parë ndonjëherë dikë afër teje dhe keni menduar “çfarë po shohin ata kur kyçen në Instagram?”

Auto & Tek

26/02/2016 16:57

Nuk ka asgjë të çuditshme këtu, thjesht do të shohësh se si duket faqja e tyre kryesore. Ju prezantojmë me Being.

Being është një aplikacion që i lejon përdoruesit të shohin se si është Instagrami për dikë tjetër. Kyçesh me llogarinë tënde, dhe pastaj zgjedh kush do të jesh, transmeton lajmi.net.

Mund të jetë shoqja/shoku yt, partneri, një njeri i famshëm, kushdo që ka llogari publike. Mund edhe të klikosh në një buton dhe të zbresësh në një llogari rastësore.

Mund ta merrni në Google Play Store dhe App Store./lajmi.net