Ky 23 vjeçar u bë baba dhe gjysh në të njejtën kohë (Foto)

Është e vërtetë, dhe është e pabesueshme të arrihet kjo nga dikush kaq i ri! Sidoqoftë, nuk ka ndodhur saktësisht në mënyrën qe jeni duke e menduar.

Lifestyle

11/02/2017 19:47

Si fëmijë, Tomi dhe kusherira e saj, Amy, kanë qenë të afërt, por gjatë viteve, ata u rritën ndaras dhe larg njëri tjetrit. Rilidhja me njëri tjetrin ka qenë kur Ami mbushi 17 vjeç, atëherë kur filloi gjithë kjo histori, transmeton lajmi.net

Si student në Universitetin e Australisë, Tomi punonte me orar të plotë dhe udhëtonte për në shkollë.
Kusherira e tij nuk i kishte këto mundësi. Ajo ishte e pastrehë, duke luftuar me varësinë e saj dhe përveç këtyre, ishte shtatzënë. Si e birësuar që ishte, u rrit duke mos e pasur mbrojtjen e duhur të prindërve. Në atë kohë, u shfaq Tomi.02-tommy-connolly-father-grandfather

Pasi kishte dëgjuar për historinë e saj, Tomi nuk hezitoi: ai donte që ta adoptonte me ligj. Disa javë më vonë, ajo lindi djalin e saj dhe Tomi u bë gjysh.

Gjithçka që donte Amy ishte që t’i jepte të voglit të saj një jetë më të mirë se çfarë ajo kishte pasur. Duke iu falenderuar Tomit, ëndrra e saj u realizua.

Edhe pse në moshë të re, Tomi po e ndihmonte familjen në nevojë. /Lajmi.net/
04-tommy-connolly-father-grandfather 642-600x576-300x288 01-tommy-connolly-father-grandfather