Ky 10 vjeçar është fëmija më i shëndoshë në botë

Quhet Arya Permana dhe ky është djaloshi 10 vjeçar që konsiderohet të jetë fëmija më i trashë në botë.

Lifestyle

30/06/2016 04:03

Ai peshon 190 kilogramë dhe e ka lënë shkollën për shkak të peshës së tij. Ai e ka arritur këtë peshë pasi hante 5 vakte në ditë, përcjell lajmi.net

Prindërit e tij e kanë pasur problem të gjejnë rroba për të, por tani ai ka hyrë në një dietë të rreptë për të shpëtuar nga mbipesha.

Nëna e tij, Rokayah Somantri tha se: “Ai është i uritur gjithmonë dhe është në gjendje që në një vakt të hajë ushqimin që hanë dy të rritur. Ai vetëm fle dhe qëndron në një “vaskë” të mbushur me ujë, me orë të tëra”.

“Nuk ka dhimbje më të madhe sesa të përballesh me vuajtjet e fëmijës tënd. Djali im nuk mund të shkojë në shkollë ngase për shkak të peshës nuk mund të ecë pa ndihmën time”, ka vazhduar rrëfimin e ëma.

“Ai mund të bëjë vetëm disa hapa dhe pastaj e humb ekuilibrin. Unë dua t’a shoh djalin tim duke shkuar në shkollë dhe duke luajtur me fëmijët e lagjës”, ka thënë ajo.

Prindërit e tij kanë treguar se fillimisht fëmija i tyre ishte vetëm më i shëndoshë sesa fëmijët tjerë, por pastaj pesha e tij doli jashtë kontrollit.

Rokayah, babai i djaloshit ka treguar se mjekët nuk kanë gjetur asgjë jonormale sa i përket peshës së tij jashtëzakonisht të tepërt.

“Unë kam para për të blerë mjaftueshëm ushqim për të, por edhe nëse nuk do të kisha do të huazoja sepse nuk mund ta lë të uritur”, ka treguar babai i tij.

“Unë nuk jam në gjendje të përballoj financiarisht spitale të shtrenjta por dua ta shoh birin tim në peshë normale. Kam filluar një dietë me oriz të zi për të, por nuk e di nëse do të ketë efekt por kjo është e vetmja që mund të bëj për të parandaluar një rritje peshe edhe më të madhe”, ka përfunduar ai./lajmi.net

1

PIC FROM SIJORI IMAGES/CATERS NEWS - (PICTURED: Arya Permana 10-years-old is a giant boy from West Java Province, Indonesia.)- A ten-year-old is being put on a crash diet for fear he may die - after scoffing his way to becoming the worlds fattest child. Arya Permana weighs an eye-watering 192kg and is categorised as morbidly obese. His rapid weight-gain has forced him to quit school because he can no longer physically walk. Arya scoffs five meals a day consisting of rice, fish, beef, vegetable soup and Tempeh - a traditional soy patty - which alone is normally enough to feed two adults. And because of his astonsihing weight, his parent shave been unable to find clothes that fit him, leading to him wearing just a sarong. SEE CATERS COPY.

22