Kuzmanovic lavdëron Shaqirin

Lojtari i ri i Baselit, mesfushori serb, Zdravko Kuzmanovic ka pasur vetëm fjalë të mira për lojtarin e Interit, Xherdan Shaqirin.

Sport

15/07/2015 19:54

Mesfushori serb, Zdravko Kuzmanovic ka pasur vetëm fjalë të mira për lojtarin e Interit, Xherdan Shaqirin.

Ai është një lojtar kreativ të cilit i duhet liria, por nuk po e merr në Serie A. Xherdani është një lojtar i mrekullueshëm, por atij i duhet kohë për t’u adaptuar në ligën e re, vendin e ri dhe situatën e futbollit italian”, u shpreh Kuzmanoviq.

“Ai është një futbollist i ri dhe atij duhet t’i japësh kohë”, përfundoi deklaratën e tij mesfushori serb.