Kuzhinieri i APJ-së, që ushqeu UÇK-në

Gani Berisha është kuzhinieri që ka ushqyer ushtarë të ish-Jugosllavisë, por edhe ata të UÇK-së. 

Lajme

25/05/2014 09:57

Ushtarë të UÇK-së janë ushqyer nga kuzhinierë profesionist të ushtrisë. Kjo i është mundësuar nga Gani Berisha i cili për 50 vjet kishte shërbyer si kuzhinierë në Armatën Jugosllave.

Berisha deri në fillim të viteve të 90-ta i shërbente të gjithë ushtarëve e atij shteti pa dallim.

Pas ushtrisë për vjet ka ushtruar këtë zanat nëpër disa ndërmarrje shoqërore të kohës. U ka shërbyer edhe qytetarët për ahengje, e për më shumë ka ushqyer edhe ushtarët e UÇK-së gjatë luftës së fundit, shkruan Koha Ditore.

“Që nga viti 1966, pra po bëhen gati 50 vjet që ziej çorba për dasma, syneti, kanaxheqe, gazmende, por edhe për rast vdekjeje. Kam ndarë me njerëzit gëzimin dhe hidhërimin. Por ka pasur raste kur jam vënë në siklet nëse do të ketë mjaft ushqim për dasmorët, ngase jo çdoherë mund të dihet saktë sa do të jetë numri i mysafirëve”, ka thënë Berisha. (Koha Ditore)