Kuvendi zvarrit krijimin e Forcave të Armatosura

Kuvendi i Kosovës këtë të enjte nuk do të diskutojë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK). Amendamentet e qeverisë për ndryshimet kushtetuese janë proceduar pa nevojë për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.

Lajme

09/04/2014 07:52

Arsye e zvarritjes është se amendamentet e qeverisë për ndryshimet në Kushtetutë të cilat kanë marrë pëlqimin edhe të Gjykatës Kushtetuese, janë proceduar për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.

Ky veprim vlerësohet si i panevojshëm pasi vendimet e Gjykatës Kushtetuese në këto raste nuk mund të ndryshohen dhe rrjedhimisht ato duhet të procedohen drejtpërdrejt për votim.

Por në këtë rast situata ka rrjedhur ndryshe.

Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të Kryesisë që është mbajtur të hënën është zhvilluar debat mes grupeve parlamentare të shumicës dhe atyre të pakicës.

Pakicat janë bërë bashkë dhe kanë kërkuar fillimisht vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvend, ndryshe do të bllokojnë krijimin e FAK-ut, për çfarë do të duheshin 2/3 e votave të deputetëve shumicë, dhe po aq të deputetëve të pakicë.