Kuvendi zgjedh tre anëtarët e Bordit të RTK-së

Në seancën e Kuvendit është votuar për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Lajme

15/10/2018 13:16

Anëtar të Bordit të RTK-së janë zgjedhur Agron Gashi me 43 vota, Sali Bashota me 39 vota dhe Lirim Geci me 39 vota.

65 deputet kanë marrë pjesë në votim, ndërsa 3 votime kanë qenë të pavlefshme.

Për tre pozita nga radhët e komunitetit shqiptar propozohen 6 kandidatë: Emira Bajqinca, Agron Gashi, Vilma Biba, Sali Bashota, Lirim Geci dhe Arlinda Demiri.

Anëtarët e Bordit emërohen me mandat 3 vjeçar. /Lajmi.net/