Kuvendi vazhdon seancën të hënën, ky do të jetë rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës vazhdon punën të hënën.

Lajme

16/11/2018 14:24

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të hënën nga ora 11:00, transmeton lajmi.net.

 1.      Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2.      Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018:

1.      Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

2.      Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3.      Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

5.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

7.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

8.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

9.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

10.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

11.  Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

12.  Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

13.  Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

14.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së,

15.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

16.  Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

17.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,

18.  Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

19.  Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

20.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,

21.  Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,

22.  Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

23.  Kërkesa e GP të PSD-së për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,

24.  Kërkesa e GP të PSD-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

3.      Caktimi i datës për vazhdimin e Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor 2018:  

1.      Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

4.      Përgatitjet për seancë plenare të radhë:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  1. Koha për pyetje parlamentare,
  1. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
  1. Shqyrtimi i parë Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për gjykatat,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit  Penal i Republikës së Kosovës nr. 06/L-074,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-057  për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjin nr.2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  1. Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

5.      Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave /Lajmi.net/