Kuvendi vazhdon seancën plenare, ky është rendi i ditës

Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, 34 pika në rend të ditës.

Lajme

19/10/2018 09:33

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, njofton se sot nga ora 10:00, do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:

R e n d i  i  d i t ë s

  1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,
  2. Votimi në parim i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
  3. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  4. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e punës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publik,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
  22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
  24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,
  26. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
  27. Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  28. Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
  29. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
  30. Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
  31. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  32. Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  33. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,
  34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
  35. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,
  36. Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.