Kuvendi suspendon  edhe nëntë  deputet nga opozita

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka marr vendim që t’i përjashtojë edhe nëntë deputetë nga opozita pas siç thuhet sjelljes së tyre gjatë seancës plenare të Kuvendit.

Lajme

19/02/2016 12:42

Kuvendi ka njoftuar zyratrisht edhe arsyet përse është marrë ky vendim.

Ky është vendimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Pas përsëritjes së veprimeve të njëjta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu, Zafir Berisha, Pal Lekaj, dhe Shukrije Bytyqi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare./lajmi.net