Kuvendi shkon në pauzë, as sot nuk ka kuorum

Me fillim nga ora 10:00 sot Kuvendi i Kosovës ka paraparë të fillojë seancën plenare.

Lajme

15/10/2018 11:01

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli iu ka bërë thirrje deputetëve të hyjnë në sallë në mënyrë që të krijohet kuorumi për mbajtjen e seancës.

“60 deputetë janë në sallë 2 -3 janë jashtë dhe janë të vetëdijshëm se kuorumi nuk bëhet pa ta, ka deputetë të caktuar që po tentojnë me shfaq  personalitet”, është shprehur i pari i Kuvendit, raporton lajmi.net.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të shkojë në pauzë 15 minutëshe.

“15 minuta jemi në pauzë, pas kësaj 5 minuta do të rrimë në sallë, nëse nuk ka kuorum e vazhdojmë të enjten seancën e rregullt pastaj shohim për këtë seancë”, ka shtuar Veseli.

Seanca e sotme po bojkotohet nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Theksojmë se as seancat e kaluara nuk kanë arritur të mbahen për shkak të mungesës së kuorumit. /Lajmi.net/