Kuvendi seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për ndalimin e ish kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.

Lajme

10/01/2017 07:34

Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.