Kuvendi s’e voton mocion e VV-së për rastin Dehari

​Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të kalojnë në votim mocionin e VV’së për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Lajme

16/03/2018 18:39

Nga 52 deputetë të pranishëm në sallë, 27 votuan kundër, 23 për dhe 2 abstenuan.

Gjatë kësaj seance pati debate të forta mes deputetëve, të cilat gati për një moment eskaluan edhe në përleshje fizike kur deputetët e VV’së ndërprenë fjalën e Ministres Dhurata Hoxha në Kuvend.