Kuvendi përsëri pa kuorum, dështon votimi i rezolutave – Lajmi.net
Kuvendi përsëri pa kuorum, dështon votimi i rezolutave
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 8:39, 9 June 2018
Në seancën e djeshme përpos interpelancës së Haradinajt në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar nëpër institucione, në rend dite kishte edhe dy interpelanca të tjera të Haradinajt, ajo në lidhje me situatën dhe me gjendjen financiare në ndërmarrjet publike, të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, dhe në lidhje me vendimet e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante e subvencione.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në përtalljen e tij të djeshme me deputetët e Kosovës ka thënë se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas tij, punën që po e bëjnë ndaj këtyre fenomeneve tregon se Kosova e tanishme dallon me atë që ishte para marrjes së qeverisjes. “Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, kjo gjendje është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe të korrupsionit.

Rezultat i kësaj fokusimi ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo, sipas tij, Kosova në krahasim me vendet e tjera të rajonit është shumë më mirë në raport me sundim të ligjit.

“Që ta rifitoj në tërësi fuqinë e tyre kushtetuese e ligjore të punojnë të pandikuar dhe të papenguar nga askush, mund t’u them se treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe në ligj dallon nga kohërat e mëhershme. Nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, ka thënë Haradinaj.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO