Kuvendi nuk miraton emrat e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar emrat e ri që janë propozuar nga qeveria për Këshillin Shtetëror të Cilësisë së Arsimit.

Lajme

16/04/2018 16:37

Në votim madje nuk pati as kuorum, ku votuan vetëm 48 deputetë.

Në votimin për këtë vendim nuk ka marrë pjesa Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Edhe pse dy herë u hodh në votim, emrat e ri të Agjensisë së Akreditimit nuk morën votat e mjaftueshme.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në prezantimin e projektligjit tha se të gjithë emrat kanë plotësuar kushtet e nevojshme. /Lajmi.net/