Kuvendi në pauzë, mblidhet sërish Qeveria

Kuvendi i Kosovës ka shkuar sërish në pauzë, për shkak të disa paqartësive ligjore lidhur me zgjedhjen e 8 anëtarëve të bordit të AKP-së.

Lajme

14/12/2015 22:52

Kuvendi para pak minutash miratoi në lexim të dytë plotësim/ndryshimin e ligjit për AKP-në dhe pika e radhës ishte zgjedhja e anëtarëve të Bordit.

Por ligjin i miratuar nuk hyn në fuqi pa u nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga dhe pa u publikuar në gazetën zyrtare, raporton lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se zyra e tij ligjore i ka thënë se është në rregull nëse menjëherë pas miratimit të ligjit të emërohen anëtarët.

Gjithashtu në këtë seancë u bë debat se pse janë 8 anëtarë dhe jo 5 sa ishin më parë, edhe pse 3 prej anëtarëve të bordit, më herët kanë qenë ndërkombëtarë por tash qeveria ka marrë vendim që të jenë vendor.

Kryeministri Mustafa ka kërkuar pauzë që të diskutojë në Qeveri për këtë çështje.

Kuvendi është në pauzë dhe sipas kreut të saj Kadri Veseli, pauza do të zgjasë 25 minuta./lajmi.net