Kuvendi në pauzë deri në ora 15:00

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të shkojë në pauzë për të vazhduar në ora 15:00, ku pritet të ketë debat parlamentar për shtesat e fëmijëve.

Lajme

15/10/2018 13:43

Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë në ora 15 pas një pauze, ku pritet që të diskutohet për shtesat e fëmijëve.

Njoftimi erdhi nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai tha se do të presin nëse deputetët që po mungojnë do të kthehen në sallë deri në orën 15:00.

Ndonëse seanca filloi me mungesën e dy partive opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), ajo më pas ka vazhduar me rrjedhën e saj.

Në këtë vazhdim seance janë miratuar disa projektligje dhe anëtarët e ri të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ndërkohë, përderisa dy partitë opozitare e kanë bojkotuar këtë seancë, PSD-ja ka qëndruar në sallë, gjë që ua siguroi partive në pushtet kuorumin për të vazhduar me pikan në rend dite. /Lajmi.net/