Kuvendi ndërpret punimet, seanca vazhdon nesër

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e filluar në orët e paradites së të enjtes, është ndërprerë pak para orës 19:00.

Lajme

07/12/2017 19:08

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, propozoi që ajo të ndërpritet për të vazhduar nesër, pasi që kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se nuk do të rrijë më shumë.

Seanca do të vazhdojë nesër, nga ora 11:00, me pikën e njëjtë të rendit, debat për programin qeverisës.