Kuvendi miraton rezolutën për gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare

Me 73 vota “pro”, Kuvendi miratoi Propozim-rezolutën për gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare propozuar nga deputeti Fidan Rekaliu dhe e harmonizuar me grupet parlamentare.

Lajme

05/06/2018 13:21

Në seancën e djeshme, deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga pesë deputetë, paraqiti gjendjen, siç tha ai, jo të mirë të rinisë së Kosovës.

Deputetët e tjerë ngritjen një varg shqetësimesh lidhur me sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë e vendit, sidomos në procesin e arsimimit dhe atë të punësimit.