Kuvendi miraton Projektligjin për Statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, u votua nga 74 deputetëMe 71 për, 1 kundër, 2 abstenime.

Lajme

17/05/2018 17:50

Projektligji ka të bëjë me njohjen dhe përcaktimin e të drejtave të beneficioneve të punëtorëve të arsimit shqip që punuam në vitin shkollor 90/91 dhe 98/99.

Fushëveprimi i projektligjit është përcaktimi i caktuar për përkrahje financiare për të punësuar në sekretariate, këshilla komunale të financimit, ente komunale, entin për botimin e teksteve, punëtorëve shkencorë, pronarëve të shkollave.

Ky ligj nuk zbatohet me gjithë punonjësit që marrin ndonjë beneficion tjeter të ndonjë kategorie tjetër, dhe që kanë kontribuar në këtë periudhë nëse janë financuar nga jashtë, e jo nga Kosova.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte ndaluar grevën e paralajmëruar për datën 13 prill pasi  ishte vendosur që Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99 të shkojë në Kuvend. /Lajmi.net/